Thaçi: Premtoj zbrazjen e burgjeve! (VIDEO)

134

Moebel THEMA

thaci

Partia Demokratike Shqiptare mbrëmë mbajti tubim në sheshin Çairçnja të Çairit. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi nga banorët e Çairit kërkoi që ata t’i japin atij legjitimitetin ndërsa ai u premtoi se gjatë muajit të parë të qeverisë, do ta sjell ligjin për amnisti dhe zbrazjen e burgjeve që sipas tij janë përplot me shqiptarë.

“Ju premtoj se rastet e rënda siç janë Monstra, Kumanova dhe Sopoti do të shkojnë në rigjykim dhe të gjithë këta gjykatës të cilët kanë bërë krim mbi shqiptarët nuk do të mund më të zgjidhen kurrë gjykatës”, tha Thaçi.

Para të pranishmëve në Çair fjalim mbajti edhe Idriz Orana i cili premtoi ndryshime në këtë komune sepse, siç tha, kjo komunë është lënë në harresë.

“Komuna e Çairit nevojitet të riorganizohet sepse në një hapësirë të vogël gjeografike  jetojnë kaq shumë njerëz të cilët BDI-ja I ka lënë në mëshirën e mbijetesës. Kjo duhet më të ndryshohet nuk mund të mbesim në një hapësire në 3 kilometër katror ku kemi mbi 80 mije banorë”, u shpreh Idriz Orana.

Sot në ditën e 15 të kampanjës parazgjedhore Partia Demokratike Shqiptare platformën e tij e prezantoi para banorëve te Batincës.

Comments