Thaçi publikon pamje nga laboratori i drogës, thotë se janë të VV-së
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë Facebook, ka publikuar së fundmi një video të një laboratori të drogës.
Ai thotë se këto pamje janë nga laboratori i drogës në Prishtinës, e që sipas tij dëshmojnë pamjet prej inkrinimeve të Grupit të Kurtit dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë, transmeton Indeksonline.
Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë!