
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur lirimin e Sami Lushtakut nga burgu.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se shpreson që edhe bashkëluftëtarëve të tjerë t’iu konfirmohet pafajësia.
Ja postimi i plotë i Thacit:
Lufta për liri e UÇK-së është vlerë thelbësore e shtetit tonë. Kjo vlerë, që nënkupton sakrificën e brezave të tërë për lirinë dhe pavarësinë tonë, është e shenjtë dhe e përhershme.
Përpjekjet për ta njollosur këtë vlerë janë të pakuptimta dhe të padrejta. Konfirmimi i pafajësisë së Kryetarit të Komunës së Skenderajt dhe lirimi nga të gjitha akuzat është edhe një tjetër dëshmi për këtë.
Prandaj, e uroj nga zemra kryetarin Sami Lushtaku dhe shpresoj se pafajësia do t’u konfirmohet edhe bashkëluftëtarëve të tjerë, që edhe ata të mund t’u kthehen familjeve të tyre. HTH

