Thaçi solidarizohet me familjarët e viktimave në Barcelonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin e rëndë që ndodhi në Barcelonë ku humbën jetën 13 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë, pasi një person mësyu turmën me furgon në një nga sheshet më të vizituara të Barcelonës, njofton Klan Kosova.
“Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjenë me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
“Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë”.
“Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm”, përfundon statusi i Presidentit.