Tifozët e PSZH-së mbështesin Palestinën: “Luftë në fushë, por paqe në botë”

226

Tifozët e Paris Sen Zhermenit kanë shpalosur një koreografi spektakolare për Palestinën në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

PSZH u përball me Atletiko Madridin në “Parkun d Princërve“, ku pësuan humbje me rezultat 1-2. Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, tifozët e skuadrës franceze shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez, i cili po kalon një periudhë të tmerrshme për shkak të sulmit të forcave ushtarake izraelite.

“Liri Palestinës, luftë në terren, por paqe në botë”, thuhet në koreografinë e tifozëve të PSZH-së. Nuk është kjo hera e parë që tifozët e PSZH-së dalin me mesazhe mbështetje për Palestinën, pasi edhe më parë ka pasur mesazhe por më të vogla.

Edhe tifozët e skuadrës skoceze të Seltikut shpesh herë kanë bërë gjëra të mëdha në tribuna duke përkrahur lirinë për Palestinën dhe duke kërkuar ndalimin e luftës.

Comments