Tifozja nga Shqipëria e vesh fanellën e Serbisë, për të cilën do të bëjë tifo në Botëror

291
fresco

Kristina Victoria është një “tiktokere” nga Shqipëria, e cila është shfaqur së fundmi me fanellën e Serbisë.

Ky postim i saj ka bërë bujë të madhe në rrjetin social “Tik-Tok”, ndërsa nuk kanë munguar fyerjet e shumta të tifozëve shqiptarë në drejtim të saj.

Sidoqoftë, Kristina i ka fshirë këto komente, duke i lënë veç ato mbështetëse të serbëve, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, e ka bërë edhe një postim duke ua tregua gishtin e mesit atyre që e fyen.

Kjo “tiktokere” do ta mbështesë Serbinë në Kupën e Botës pasi i dashuri i saj është serb.

Në videot e shumta që i ka në këtë rrjet social, ajo paraqitet me flamurin kombëtar kuqezi, ndërsa shihet edhe duke dëgjuar këngë shqipe, por edhe patriotike, shruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, së fundmi ka befasuar me fanellën e Serbisë, duke e marrë parasysh të shkuarën e dy popujve. /Gazeta Express/

Comments