
Bie ne pranga një shqiptar pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga drejtësia italiane pasi e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg.
Shtetasi Aleksandër Hodaj (Hoxha) që prej vitit 2005 ishte shpallur në kërkim, duke u vënë në pranga ditën e djeshme.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Policia Vlorë ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar !
Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë kapur e ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim :
Aleksander Hodaj (Hoxhaj), 41 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i lartpërmendur rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Roma sepse Gjykata e Apelit Catanzaro e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerëzore, shfrytëzim për prostitucion”, dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.
Ky shtetas nga periudha kohore e muajit Janar i vitit 2000 deri në muajin Qershor 2005, në qytetet Corigliano, Calabro, Rossano, Spesano në Itali, ka qënë pjesë e një organizate kriminale ku ka rekrutuar vajza te mitura dhe me pas i ka trafikuar në shtetin Italian nën ushtrimin e dhunës duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

