TODOROV: KSHZ-ja u përfshi në falsifikimin e vullnetit të popullit

134
fresco
TODOROV: KSHZ-ja u përfshi në falsifikimin e vullnetit të popullit

midle

Me vendimin e paligjshëm për ekspertizë grafologjike jo vetëm që KSHZ­ja në mënyrë aktive është përfshirë në falsifikimin e vullnetit të popullit, por dërgon në burg njerëz të pafajshëm vetëm për t’i kënaqur ambiciet politike të LSDM­së. Këtë e theksoi në konferencën për shtyp gjatë pasdites, Nikolla Todorov anëtar i Komitetit ekzekutiv i VMRO­DPMNE­së, transmeton Agjencia e Lajmeve Flaka.info.

Todorov  shtoi se me vendimin që të kryhet ekspertizë grafologjike, KSHZ-­ja shfaqi shpresë se anëtarët e bordit drejtues kanë dhënë deklarata të rreme se qytetarët janë paraqitur për herë të dytë në votim. Shtoi se dje anëtarët e pranishëm të Bordit zgjedhor edhe pas identifikimit me letërnjoftim dhe pas kontrollit me UV llambë, kanë konfirmuar se qytetarja veç më njëherë ka votuar dhe ka gjurmë nga spërkatësi në gisht.

“Opinioni duhet të jetë në dijeni se Fatime Sulejmani nuk ka denoncuar, as që e ka humbur letërnjoftimin, as se dikush ia ka vjedhur. Ndërsa ai letërnjoftim është regjistruar në Listën zgjedhore dhe është shumë e sigurt se në pajtim me prononcimet e të gjithë anëtarëve të Këshillit zgjedhor, publikisht të thëna gjatë ditës së djeshme, se ai letërnjoftim është shfrytëzuar për votim”, tha Todorov.

Comments