“Nëse nuk do të ishte zgjedhur kryetari i Kuvendit atë ditë nuk do të kishte ndodhur asgjë” deklaroi ish Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, dersa dëshmoi për ngjarjet e 27 prillit. Ai tha se më 27 prill zhvillohej seancë e rregullt dhe se askush nuk kishte pritur të ketë eskalim të situatës. Ai shtoi se zgjedhja jashtë rregullave e kryetarit të Kuvendit shkaktoi tensione edhe jashtë Kuvendit. Todorov tha se pas momentit të zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit ka dal nga salla ndërsa pastaj ka dëgjuar zhurmë të madhe dhe kur është kthyer ka parë një grup të madhe të njerëzve brenda në Kuvend. Ai tha se ka tentuar disa herë të futet në sallë por sigurimi e ka larguar. Më tej ai ka kuptuar se Sela ishte më i lënduar nga të gjithë dhe ka mësuar vendndodhjen e tij dhe kërkoi ndihmë nga Çavkov për organizimin e një aksioni për të dërguar Selën në spital. Ai tha se Çavkov ka dërguar dy grupe të policëve special për shpëtimin e Selës. Ai po ashtu theksoi se mënyra e vetme për ti shpëtuar ishte maskimi i Selës si polic dhe Sheqerinskës si mjeke.
Asnjëri nga deputetët nuk ishte i dhunshëm. Ishte atmosferë shumë e keqe, ajo që ndodhi me zgjedhjen e kryetarit shkaktoi revolt të madh jashtë Kuvendit. As unë dhe as deputetët tjerë nuk e kemi ditur se atë ditë do të zgjidhje kryetari i Kuvendit dhe se do të ndodh diçka e tillë sepse zgjedhja zvarritej me ditë dhe mendova se edhe ajo ditë do të përfundoj njëjtë”- tha Nikolla Todorov, ish-ministër i Shëndetësisë.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska e pyeti Todorovin rreth asaj se sa të sigurta janë dyert e Kuvendit dhe si mundet që turma të depërtoj. Todorov tha se nuk ishte i pranishëm në momentin kur turma hynë në Kuvend dhe as nuk e din mënyrën se si kanë mundur të hyjnë. Përveç Todorov do të dëshmojnë edhe kryeministri Zoran Zaev, ministri I brendshëm Oliver Spasovski dhe Vejsel Memedi. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme dëshmuan kryetari I Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe deputeti Muhamed Zekiri.
Për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend akuzohen 33 persona për cenim terrorist të rendit kushtetues.