Tottenham deklason Bunleyn dhe i afrohet pozitës së katërt

Tottenham Hotspur ka fituar me rezultat të thellë përballë Burnleyt në sfidën e zhvilluar në stadiumin londinez.
‘Gjelat’ ishin në formë të jashtëzakonshme ditën e sotme, ku shënuan pesë herë.
Harry Kane realizoi dopietë (4’ 54’), derisa Lucas (9’), Son Heung-Min (32’) dhe Sissoko (74’) ndihmuan me nga një gol.
Skuadra e Jose Mourinho ngritet në pozitën e pestë me 23 pikë, gjashtë më pak se Chelsea që mban vendin e katërt. /Lajmi.net/