Tragjedi në Pejë: Një person gjendet i varur brenda një objekti

156
fresco

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Pejës, ku një person është gjetur i vetëvarur me litar brenda ambientit të marketit “Delta”.

Sipas burimeve të Paparacit, viktima është gjetur i varur me litar të hënën brenda hapësirave të marketit.

midle

Pavarësisht tentimeve të Paparacit për të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, deri më tani nuk është dhënë asnjë deklaratë.

Identiteti i viktimës dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë akt tragjik mbeten ende të panjohura.

Comments