Tragjedi në Turqi, babai ther djalin, vajzën dhe gruan

384

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin lindor të Diyarbakirit në Turqi. Mediat lokale raportojnë se për arsye ende të paqarta, babai i familjes mori thikën dhe filloi të godasë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij duke lënë edhe të vdekur.

40-vjeçari fillimisht ia nguli thikën 25 herë bashkëshortes së tij. Pasi e la në tokë duke menduar se e kishte vrarë, ai iu sul djalit 18-vjeçar duke i prerë fytin. Ky i fundit vdiq, kurse nëna e plagosur rëndë u dërgua në spital dhe gjendet në gjendje kritike për jetën.

Moebel THEMA

Pasi qëlloi dy të parët, babai 40-vjeçar goditi me thikë edhe vajzën 15-vjeçare. Ajo po ashtu është në spital në gjendje të rëndë.

Fqinjët njoftuan policinë pas të bërtiturave që vinin nga shtëpia e tyre. Pasi hyri aty, policia gjeti një shtëpi të mbuluar nga gjaku me një të vdekur në vend dhe tre të plagosur rëndë.

Comments