Tragjedia në Koçan, reagojnë krerët e shtetit

83
fresco

Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur i tmerruar nga tragjedia në Koçan. Ai tha se kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë. Humbja është shumë e madhe, dhembja e familjes nuk mund të përshkruhet.

“Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhembjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira. I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura”, thekson Mickoski.

Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shumë të rinj humbën jetën në rrethana tronditëse, ka reaguar zv.kryeministri I pare Mexhiti. . U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave në këtë moment të dhimbshëm, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë. Ky është një moment i rëndë për ne si shtet, një plagë që na prek të gjithëve. Si Zëvendëskryeministër i parë, premtoj se do të bëjmë gjithçka që është e mundur për një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent, në mënyrë që të gjithë përgjegjësit të mbajnë llogari dhe drejtësia të vihet në vend”, shkruan Izet Mexhiti, zv.kryeminsitër i parë.

Për tragjedinë ka reaguar kreu i Kuvendit Afrim Gashi.

midle

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku shpërthimi i zjarrit mori jetën e mbi 50 personave dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të RMV, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Ftoj autoritetet përkatëse të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ne solidarizohemi plotësisht me ata që po kalojnë këto momente të vështira. Lutjet dhe mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, ka shkruar Gashi.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov ka theksuar se ngjarja në Koçan nuk është vetëm tragjedi, por alarm që kërkon përgjegjësi.

“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje, por patjetër të ketë drejtësi. Dhjetëra të rinj humbën jetën në një zjarr që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Kjo nuk është vetëm një tragjedi, është alarm që kërkon përgjegjësi. Do të ketë hetim, do të ketë përgjegjësi, do të ketë drejtësi. Kushdo që ka dështuar do të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Fillkov.

Kreu i LSDM-se Venko Filipçe ka reaguar për ngjarjen tragjike.
“Në këtë moment trishtimi të thellë, dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe t’u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Në këto momente, e vetmja gjë që ka rëndësi është solidariteti dhe mbështetja. Iu bëj thirrje të gjitha institucioneve, punonjësve shëndetësorë, por edhe gjithë shoqërisë që të bashkohemi në ndihmë për të prekurit dhe familjet e tyre. Si mjek, jam në dispozicion për çdo lloj ndihme që mund të ofroj në këtë situatë të vështirë. Tani nuk është koha për ndarje, por për bashkim në dhimbje dhe në përpjekjet për të ndihmuar”, ka shkruar Filipçe.Mëngjes i trishtë për të gjithë. Ka shkruar kreu I ASH-së Ziadin Sela

“Të trishtuar thellë nga tragjedia e mbrëmshme në Koçan, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave. Zoti qoftë me ta!”. /Alsat.mk

Comments