Tragjike/Humb jetën 23 vjeçari shqiptar në Itali. Ra nga një lartësi 8 m para tre ditësh

478
fresco

Një 23 vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur në Veneto, ku viktimë ka mbetur i riu Sajmir Thartori, banues në zonën e Veronas

Ai ra nga një lartësi rreth 8 metra, teksa instalonte një tharëse në një fermë në Sant’Apollinare, në provincën e Rovigo.

Incidenti ndodhi të enjten e kaluar në mëngjes, ndërsa i riu shqiptar u transferua me helikopter në spital. Gjendja e tij ishte shumë e rëndë që në fillim, duke u shtruar në kujdesin intensiv.

Punëtori 23-vjeçar vdiq pasditen e djeshme, pas dy ditësh shtrimi në spital në Rovigo. Rënia nga 8 metra lartësi rezultoi fatale, pavarësisht se mjekët provuan gjithçka që ishte e mundur për ta shpëtuar.

Nga konstatimet e para, nuk duket se kishte ndonjë parregullsi në kompani, por hetimet vazhdojnë nëse ishte një fatalitet dramatik apo nëse vdekja e punëtorit ishte për shkak të diçkaje tjetër.

Comments