Tragjike në Itali/ Shqiptari tenton të djegë gruan dhe katër fëmijët, por mbetet vetë i vdekur

518
fresco

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 47 vjeçar me origjinë shqiptare, mbylli brenda banesës gruan dhe katër fëmijët e tij, më pas spërkati derën me benzine për t’i vënë flakën.

Por si pasojë e ngjarjes, vetë 47-vjeçari mbeti i vdekur. Mediat italiane shkruajë se viktima është identifikuar si Dritan Cobo, ndërsa është gjetur gjatë natës në Civitella del Tronto, ku edhe banonte.

Njëri nga djemtë arriti të shpëtojë nënën dhe motrat. Zjarrfikësit dhe karabinierët e stacioneve të Civitella del Tronto ndërhynë në vendngjarje për të ndaluar flakët, ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

Sipas mediave italiane kur mbërritën zjarrfikësit, shqiptari ishte i pajetë në pjesën para shtëpisë. Gruaja e tij, 37 vjeç, kishte vështirësi në frymëmarrje dhe u dërgua në spital, kurse katër fëmijët e moshës 20, 19, 17 dhe 5 vjeç fatmirësisht nuk patën lëndime.

Comments