Tramp: SHBA-ja do të ndalojë me rrëzimin e qeverive mbarë botën

144
fresco

midle

Related image

SHBA-ja do të ndalojë me tentimet të rrëzojnë qeveri në mbarë botën dhe do të bashkëpunojnë me vendet e tjera të cilat luftojnë kundër terrorizmit, tha presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp gjatë “turneut të tij të falënderimit” dhe premtoi fillim të “erës së re të paqes”.

“Do ta shkatërrojmë Shtetin Islamik. Njëkohësisht, do të udhëhiqemi sipas politikës së jashtme, e cila përfundimisht mëson nga gabimet e të kaluarës. Do ndalojmë me rrëzimin e regjimeve dhe qeverive”, theksoi Tramp në fjalimin e tij në Sinsinati.

Ai theksoi se SHBA-ja do të bashkëpunojë me çdo vend i cili është i interesuar ta shkatërrojë SHI-në.

Tramp premtoi se do t’i “shërojë plagët e thella të Amerikës”, duke shtuar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër, por duhet të bashkohet dhe ta hedhë poshtë jotolerancën.

Paraprakisht, gjatë vizitës së tij në Indiana, Tramp përsëriti se do të ndërtoj mur përgjatë kufirit amerikano-meksikan, i cili do të ketë “derë” nëpër të cilën do të mund të kalojnë emigrantët legalë

Comments