Trandafili i Kaçanikut vetëm si therrë apo duhet të ketë aromën e saj – Dr Musli Verbani

565

Përderisa të parët tanë me mjete mekanike e kanë hapur tunelin në shkëmbin e hyrjes së Kacankut i cili njihet si Guri i shpuem ndërsa sot me mjetet më të sofistkuara ndërtohet ura 5- 6 km për të larguar sa më shumë automjetet dhe ta shohin Kaçanikun vetëm si pejsazh dhe jo si vend atraksioni për të qëndruar në të.

Magjistralja u ndërtua gjat viteve 60-ta por kurr nuk u ndërtua rruga prej Gurit të shpuem e deri te qarshija e vjetër (dhe për të vazhduar për në pjesët tjera të Kosovës).

Qarshija e vjetër e Kaçanikut e cila ka qenë qendër tregëtare dhe furnizues i artikujve ushqimorë edhe për Ferizajin edhe për Vitinë sot më shumë i gjason depos së mbeturinave se sa ndonjë qendre tregëtare

Çdo qytet, aty ku bëhet bashkimi i lëmenjëve (nëse i bashkangjitet kësaj edhe Kalaja e Kaçanikut) do të bënte investimin primar si atraksion përqytetarët por edhe për të tërhjekur turist tjerë ndërsa Kaçaniku e ka lënë gërmadhë ku jo vetëm që nuk mund të qëndrojnë qytetarët aty por edhe peshqit, gaforret dhe gjallesat ujore të ikin nga pjesa më atraktive e qytetit pra ku bëhet bashkimi i Lumit Lepenc me lumin Nerodime.

Vërshima e vitit 1978 ka detyruar që të rregullohet shtrati i lumit Nerodime dhe po të mos ishte ajo vërshimë, vështirë se do të rregullohej ai shtrat dhe vështirë se do të rregullohej infrastruktura e Bulevardit “ Ismail Raka”. Kjo na dëshmon se Kacanikut i duhet vetëm një vërshimë e madhe për ti këndell Institucionet për të investuar investim të mirëfillt i cili i përshtatet Kaçanikut se përndryshe malet e Kaçanikut në të djatht (malet e Karadakut) dhe në të majt (malet e Sharrit) si bukuri e rrallë mbeten vetëm në hart topografike dhe trandafili i quajtur Kacanik të mbetet vetëm si therrë e trandafilit dhe jo aromë për të qëndruar në te.

Comments