Traumatizohet familja në Istog, plumba drejt veturës me të cilin po udhëtonin

384

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij kombi ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë ndonjë predhë e fishekut të armës dyshohet se ka goditur dhe ka thyer xhamin e pasmë të automjetit.

Në automjet së bashku me viktimën ka qenë bashkëshortja e tij me tre fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi përveç pjesë të xhamave të thyer.

Për shkak të shqetësimit tre fëmijët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Trubohovc të Istogut./Indeksonline/

Comments