Tre karabinierë humbin jetën dhe dhjetë ushtarë plagosen në një shpërthim në Verona

85
fresco

Tre karabinierë dhe të paktën dhjetë ushtarë e policë janë plagosur në një shpërthim që ndodhi gjatë një operacioni policor dje në fshatin Castel D’Acano, në provincën italiane të Veronës.

Sipas informacioneve të para, shpërthimi ndodhi gjatë evakuimit të një shtëpie dykatëshe fshatare, në të cilën ndodheshin tre persona.

Pas shpërthimit, shtëpia u shemb, duke zënë nën rrënoja pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Në mesin e të plagosurve është edhe një grua nga shtëpia, e cila dyshohet se e ka shkaktuar shpërthimin.

Ende nuk dihen motivet për vendosjen e eksplozivit.

Comments