Tre refugjatë janë lënduar në një zjarr në Selanik



Tre refugjatë sirianë janë lënduar në një zjarr i cili shpërtheu sot në kampin e refugjatëve Oreokastro në afërsi të Selanikut.
Siç njofton korrespondneti i MIA-s nga Athina, në zjarr janë lënduar një djalë tetëvjeçar dhe motra e tij shtatëvjeçare, të cilët janë hospitalizuar, ndërsa nëna e tyre ka djegie më të lehta.
Zjarri ka shpërthyer në tendën e tyre rreth orës pesë sipas kohës lokale (orës katër sipas kohës së mesme evropiane).
Në vijim është hetimi për incidentin.