Tre të lënduar nga aksidenti mes katër automjeteve në Fushë Kosovë

148
fresco

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për aksidentin në Fushë Kosovë ku janë përfshirë katër automjete.

Ahmeti tha për Express se tre persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.”

Comments