Tre trupa dhe një person i plagosur rëndë u gjetën në një shtëpi në Gjermani

227
fresco

Në një shtëpi familjare në Solms të shtetit federal Hessen, policia dhe shërbimet e shpëtimit gjetën tre trupa të pajetë sot pasdite, dhe një person me lëndime të rënda u dërgua në spital.

Gazeta Bild raporton se policia mori disa thirrje emergjente rreth orës 11:00. Dëshmitarët raportuan një person të plagosur që ishte në oborrin e një shtëpie në lagjen Niederbiel.

Me të mbërritur në vendngjarje, patrullat e policisë gjetën një person me lëndime në kokë, i cili u transportua nga shërbimet e shpëtimit në spital. Trupat e tre personave u gjetën brenda shtëpisë dhe mjeku i urgjencës vetëm konfirmoi vdekjen e tyre.
Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë të paqarta dhe zyra e prokurorit të shtetit e policia kanë nisur një hetim. Policia tha se nuk kishte rrezik për publikun e gjerë, transmeton KosovaPress.

Comments