Trebosh :Makina përplaset me shtyllën elektrike

571
fresco

midle
policia

Mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate, në fshatin Trebosh të Tetovës, makina e pasagjerëve “Mercedes” pa targa, i drejtuar nga B.I 23-vjeç po nga ky fshat, ka humbur kontrollin, dhe ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë betoni elektrike, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Nga përplasja nuk ka të lënduar  dhe dëmet e shkaktuara llogariten në 60 mijë denarë.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi, ndërsa shkaku më i mundshëm i aksidentit është nga shpejtësia e papërshtatshme në bazë të kushteve të rrugës.

Pronari i makinës “Mercedes”, pjesëmarrës në aksident nuk ka pasur asnjë dokument dhe për këtë arsye është marrë përkohësisht për procedurë të mëtutjeshme.

Comments