Treni më i gjatë në botë ‘gjarpëron’ në alpet zvicerane

178
fresco

Një kompani hekurudhore në Zvicër deklaron se ka kryer udhëtimin me trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë që kaloi përmes peizazhit të mrekullueshëm të Alpeve.

Kompania Rhaetian bën me dije se arriti të verë në lëvizje një tren 2 km të gjatë, i përbërë nga 100 vagonë, në aksin hekurudhor Prega-Berguen.

midle

Kjo rrugë prej vitit 2008 është në listën e Trashëgimive Botërore të Unesco dhe përbëhet nga 22 tunele të gjatë dhe 48 ura.

Zyrtari i kompanisë hekurudhore, Renato Fasciati deklaroi se synimi i këtij rekordi ishte thjesht për të festuar në mënyrë sa më dinjitoze 175 vjetorin e hekurudhës zvicerane.A2CNN

Comments