Trumpi u takua me Al-Sharaan e Sirisë në Riad

47
fresco

Presidenti amerikan, Donald Trump, është takuar me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, në Arabinë Saudite, sipas raportimeve nga kryeqyteti saudit, Riad.

Kjo është hera e parë që udhëheqësit e dy vendeve takohen që nga viti 2000, por zyra e Trumpit tha të martën se takimi mes Trumpit e Al-Sharaas do të ishte vetëm për t’u përshëndetur, raporton televizioni BBC.

midle

Presidenti amerikan ka paralajmëruar se do t’ia heqë sanksionet Sirisë.

Më parë, Shtetet e Bashkuara ofronin 10 milionë dollarë shpërblim për arrestimin e Al-Sharaas dhe takimi i sotëm me Trumpin përbën ndryshim drastik të politikës amerikane pas rrëzimit të diktatorit sirian, Bashar al-Assad.

Para disa ditëve, presidenti i përkohshëm sirian e vizitoi Parisin, ku u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Comments