Tucheli konfirmon largimin nga Bayern Muncheni

310
fresco

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, konfirmon edhe një herë se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.

Ditë më parë u përfol se Tucheli ka ndryshuar mendje rreth largimit dhe agjenti i tij u pa me drejtuesit e skuadrës, shkruan Indeksonline

Trajneri momental i klubit “Bavarez” në njëkonferencë shtypi tha:

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp në Säbener Straße. Pati bisedime, por nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi i shkurtit ende qëndron” – tha Tucheli.

Tucheli erdhi te Bayerni në mars të vitit 2023 pas shkarkimit të Julian Nagelsmann ku u shpall kampion i Gjermanisë.

Por nuk ndodhi e njëjta gjë këtë sezon pasi që Bayerni, do të përfundojë sezonin pa asnjë titull për herë të parë që nga viti 2012./IndeksOnline/

Comments