Tuna i nisë ‘dissat’, por kujt këtë radhë?

237

Sapo i është rikthyer skenës, e kënëgtarja nuk rri dot në heshtje, por si gjithnjë duke nxitur polemika e dyshime lidhur me dissat që shpesh adreson.

Ksaj radhe, ajo ka publikuar një imazh në Instastory, e cila përcjellë një mesazh mjaft të fuqishëm, por pa i’u zbuluar adresa.

“Krijesa më e rrezikshme në këtë Tokë, është miqësia false”, mban përshkrimin fotoja që Tuna ka publikuar.

Sa herë që ajo aktivizohet me këtë pjesë shkrimesh, nënkuptohet se një raport më pak Tuna e ka nën shoqërinë e saj.

E kush është ‘viktima’ këtë herë, mbetet të kuptohet.

/Kosovarja/

Comments