Tuna planifikon që Tianit t’ia bëjë dy motra binjake [Foto]
Këngëtarja Tuna Sejdi dhe muzikanti Patris Berisha vitin e kaluar u bënë prindër për të parën herë.
Çifti vendosën që djalit t’ia vënë emrin Tian ndërsa të dyve u është ndryshuar jeta prej lindjes së tij, kështu përkushtimin më të madh e kanë dhënë tek familja në veçanti voglushi, shkruan lajmi.net
Madje Tuna është shkëputur nga mbrëmjet muzikore e projekte ka publikuar tejet rrallë. Tani këngëtarja ka vendosur të rikthehet fuqishëm vetëm se pret që të rritet edhe pak Tiani i vogël.
Kthimin e saj e ka zbuluar në disa përgjigje që i ka bërë në Instastory ku fansat i kanë parashtruar pyetje të ndryshme. Ajo ka folur edhe nëse do t’i bëjë Tianit ndonjë motër apo vëlla dhe me përgjigjen që dha tregoi se planifikon dy vajza binjake./Lajmi.net/