Turpi s’ka skaj, dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit
Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Partitë opozitare dhe kësaj radhe kanë kundërshtuar votimin e fshehtë.
Sikurse dhe në seancat e kaluara, edhe kësaj radhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Propozimi nuk i mori votat e mjaftueshme dhe seanca u ndërpre për të vazhduar të enjten në ora 10:30.

