Turqi, autobusi përplaset me maunën, një i vdekur dhe 38 të plagosur

262

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi turistësh me një maune në rajonin Malkara të qytetit Tekirdağ ka humbur jetën një person, ndërsa 38 të tjerë janë plagosur.

Siç bëjnë të ditur mediat në Turqi, autobusi që është kthyer nga Stambolli për në Maqedoni është përplasur me një kamion.

Mediat turke njoftojnë se në vendngjarje ka humbur jetën shtetasi i Maqedonisë i moshës rreth 40 vjeç, ndërsa të lënduar kanë ngelur 38 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spital. Pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Comments