Turqi, sulm me bombë, 4 policë dhe 3 civilë të vrarë në rajonin kurd



Zyrtarët kanë raportuar se shpërthimi i sotëm ka ndodhur sot rreth orës 13:30 jashtë ndërtesës së policisë në një rrugë të ngarkuar në provincën Dijarbakir, e cila ishte arenë e përleshjeve mes forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë, prej korrikut të vitit 2015, kur u shkatërrua armëpushimi.
Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur të paktën 25 persona të tjerëm, përfshirë tetë policë.
Megjithse zyrtarët i fajësojnë militantët kurdë për këtë sulm, deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Sipas Grupit Ndërkombëtar të Krizave, që prej momentit kur është shkelur armëpushimi, janë vrarë 1.856 pjesëtarë të sigurisë, militantë kurdë dhe civilë.