Turqia e tmerruar nga masakrimi i civilëve në Aleppo, ndalojeni sulmet


Turqia ka thënë sot se është e tmerruar dhe zemëruar nga ajo që e quan masakrimi i civilëve nga forcat e regjimit sirian dhe përkrahësve të saj në lindje të Aleppos.
Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë në një komunikatë se aksionet e forcave siriane në Aleppo janë duke i shkelur rëndë ligjin ndërkombëtar humanitar.
Duke thirrur për ndalje të menjëhershme të sulmeve dhe evakuim të civilëve në lindje të Aleppos, kjo ministri ka thënë se regjimi sirian nuk po u jep mundësi civilëve që duan të largohen nga Alepop, ta bëjnë një gjë të tillë, dhe se aksionet e tyre përbejnë ekzekutime masive.
Ndërkohë, sot në mëngjes, OKB-ja tha se ka dëshmi se forcat e regjimit sirian janë duke hyrë me forcë nëpër shtëpi në Aleppo dhe po vrasin civilë në vend.
Raportohet se 82 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë sot.