Real Madrid dhe Liverpuli lanë shumë polemika dhe jo vetëm për ata që dolën të lënduar nga e gjitha kjo.
Prandaj, Televizioni Gjerman ZDF publikoi një video përmes rrjeteve sociale duke denoncuar se Sergio Ramos goditi portierin Karius me byrryl, një minutë para golit të shënuar nga Karim Benzema në minutën 49.
Loris Karius, portieri i skuadrës angleze, u sulmua për dy gabimet e bëra në golat e Benzema dhe Bale, shkruan joq.al. Pas gabimeve të tij, Karius e lejoi Real Madridin që edhe një herë të ngrejë Ligën e Kampionëve.
Sipas denoncimit nga TV gjerman, goditja e Sergio Ramos e la të “shokuar” portierin dhe reagimi i tij do të ishte gabimi që çoi në golin e parë nga Karim Benzema.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar lidhur me këtë temë. Real Madridi u kurorëzua kampion i Ligës së Kampionëve për të tretin herë radhazi.
Anyone noticed THAT?! 49 th Minute: #Ramos hit #Karius against his head! 😳 #UCLfinal pic.twitter.com/f0SEgzdMkS
— Prometheus (@68Bor) May 26, 2018

