Tyson Fury vendos të pensionohet nga boksi

Boksieri anglez, Tyson Fury ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij në boks.
Këtë e bëri të ditur vetë boksieri, në një video të postuar në rrjetet sociale, ku konfirmoi pensionimin e tij.

Gjatë karrierës së tij në boks ai ka fituar tituj të shumtë të peshave të rënda.
Fury, kishte filluar karrierën e tij në boks në vitin 2008 ku që nga atëherë ka pasur 37 meçe ku 34 i kishte fituar, 1 barazim dhe i kishte humbur 2 meçe ato ndaj ukrainasit, Oleksandr Usyk./IndeksOnline/