U harrua skandali i rezervave te shtetit?!
Ka kaluar kohë e nga zhvillimet e shumta mund të jetë harruar ky rasti skandaloz me Rezervat e shtetit prandaj një rikujtim i shkurtër.
Kosova ka porositur grurë, vaj e sheqer për të furnizuar rezervat shtetërore.
Dikush nga opozita pati hetu që gruri nuk ka ardhur i plotë e vaji e sheqeri hiç.
E patën ballafaquar Rozeta Hajdarin me këtë fakt.
Ajo e pati mohuar kategorikisht se kjo është e vërtetë (rrena e parë).
E sfiduar të publikojë të dhënat nga rezervat shtetërore, pati thënë se nuk mundet pasi është e ndaluar me ligj (rrena e dytë).
Fatmirësisht mediat nuk iu ndan kësaj pune dhe përfundimisht u kuptua se mungojnë 52 tonë grurë dhe vaji e sheqeri në tërësi.
Shkalla e skandalit mori përmasa të mëdha kur u pa se Kosova porositë i kishte bërë në kompani fantome dhe për këtë punë (që supozohej se ishte sekret shtetëror) kishte angazhuar një person privat, shok të Albin Kurtit, Ridvan Muharremin.
Kompania turke nga e cila Kosova porositi grurin e kishte emrin “Yafe Turizm Insaat Sanayi ve Ticare” – kompani që shkruan se merret me ndërtim, po me gjasë as me ndërtim nuk merret.
Vajin e sheqerin i kishin porositur në një kompani me emrin “Xanto Sp. z o.o”, pronë e një mashtruesi të njohur polak me emrin Tomasz Tokarski.
Deri tash për këtë skandal janë arrestuar drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, Drejtori i Integrimeve Evropiane, Irfan Lipovica dhe afaristi i afërt me Kurtin, Ridvan Muharremi.
Përndryshe, Rozeta Hajdari është e dënuar nga Gjykatat e Kosovës edhe për mos-deklarim të pasurisë, por edhe për shkaktim të aksidentit kur e përplasi një fëmijë në rrugë.
Krejt këto kanë ndodhur, por kryeministri Albin Kurti pati dal me një video ku thoshte se Rozeta Hajdari është fantastike dhe i beson plotësisht, por janë mediat dhe prokuroria që janë kriminale dhe po e përndjekin qeverinë e tij me duar të pastra.
Ahh po, po kalon viti që kur është bërë publik ky skandal, por as gruri, as vaji e as sheqeri nuk kanë ardhur asnjëherë, paratë janë dhënë e Kosova askënd nuk e ndjek për ato para të humbura (ose për njerëzit e Kurtit, të fituara).
Lirim Mehmetaj