U tha se u aksidentua me makinë, flet për herë të parë portieri Alban Hoxha!

202

Prej dy ditësh në media ka qarkulluar lajmi se portieri i Partizanit Alban Hoxha ka bërë aksident me makinë ndërkohë që shoqërohej nga miku i tij, futbollisti Lorenc Trashi.

Në një prononcim për “revistawho.com” Hoxha ka thënë se e gjithë situata është ekzagjeruar pasi ka qenë thjesht një gërvishtje e vogël e makinës.

“Është një gërvishtje e vogël e makinës që është turp të bëhet lajm. Por normalisht këtu bëhet qimja tra”- ka thënë portieri.

Comments