Ualker sfidon Mbapen: Jam përballur me shumë kampion dhe e di se çfarë të bëj

156

Dita e sfidës së madhe mes Francës kampione të botës dhe Anglisë finaliste e Europianit, po vjen. Të premten në mbrëmje, dy kombëtaret do të luajnë në cerekfinalet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Moebel THEMA

Për ndeshjen ka folur mbrojtësi anglez Kајll Uallker, që sipas shtypit britanik është i vetmi që mund të ndalë sulmuesin e PSZH-së.

“E di shumë mirë që të ndalësh Mbappe nuk është e lehtë, nuk ka për të qenë e lehtë. Çdo mbrojtës mezi pret këtë ditë, që të përballet me më të mirët në botë dhe në këto momente është nga më të mirët. E respektojmë, por nuk e kemi frikë. Edhe ne jemi ekip i mirë dhe mund t’u krijojmë probleme Francës. Kjo nuk është një ndeshje Angli kundër Mbapes, por Angli-Francë. Asnjë lojtar nuk bën i vetëm një ekip. Jam përballur me shumë kampionë dhe e di se çfarë duhet të bëj për të ndalur Mbappe. Është një ndeshje “jetë a vdekje” dhe nuk kam ndërmend të ndalem tani”, tha Ualker.

Comments