UEFA i thur elozhe asistit magjik të Rei Manaj (VIDEO)

Euro 2020 ka veçuar veprimin e Rey Manajt nga ndeshja ndaj Islandës.
Pasimi i mrekullueshëm nga Rey Manaj te goli i Elseid Hysajt ndaj Islandës është veçuar si veprimi më i bukur nga Euro 2020.
Në profilin e saj në Instagram, Euro 2020 ka publikuar veprimin e reprezentuesit shqiptar i cili me thembër shërbeu për Hysajn që shënoi në portën e islandezëve, transmeton lajmi.net.
Pasimi fantastik i Rey Manajt është cilësuar si lëvizja më e bukur e ditë nga UEFA që ka postuar videon e cila ka bërë xhiron e botës. /Lajmi.net/
🇦🇱 Rei Manaj wins Skill of the Day with a brilliant back-heel assist 🔥#EURO2020 | #HisenseSkills pic.twitter.com/2nZkofWRuz
— UEFA EURO 2020 (@UEFAEURO) September 11, 2019