“Ujmani nuk është ujë”, një zyrtar i lartë i AAK-së po pajtohet me deklaratën e Kurtit
Një deklaratë e kreut të VV-së, Albin Kurti për Ujmanin u komentua shumë dje në rrjete sociale.
Kurti, në një postim në Facebook dje thoshte se Ujmani nuk është ujë, sepse paraprakishte “ishte tokë”, shkruan lajmi.net.
“Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, shkruante dje Kurti.
E dikush në AAK po thotë se pajtohet me këtë konstatim të Kurtit. Muharrem Nitaj, ish-deputet i AAK-së, po thotë se kjo fjali e Kurtit është e saktë.
“Une nuk pajtohem me Albin Kurtin per plot gjera, por kur thot se Liqeni i Ujmanit, perpara se te behej liqe artificial ishte toke, eshte i sakte. Dhe ne ate toke jetonin njerez qe jane zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shume vone e nga dora e njeriut e jo ne historine gjeologjike te Planetit!”, ka shkruar Nitaj. /Lajmi.net/