Ukraina pas raportimeve për tërheqjen e trupave ruse: Mos besoni atë që dëgjoni

340
fresco

Pas raportimeve se Rusia do të fillojë tërheqjen e një pjese të trupave nga kufiri, ka reaguar ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ai thotë se nuk duhet besuar atë që dëgjojmë por atë që shihet, duke lënë për të nënkuptuar se trupa të shumtë rus ende janë duke qëndruar në kufi dhe vetëm po presin sinjalin e Putinit për pushtimin e Ukrainës, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

midle

“Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri i përbashkët i vendeve. Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” “Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzimi”, u shpreh ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba pas raporteve që disa trupa ruse po ktheheshin në bazë.

Ai shton se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po punon për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm./Periskopi/

Comments