Ukraina prezanton raketën e re me rreze të gjatë, e aftë për të goditur brenda Rusisë

141
fresco

Ukraina ka prezantuar një raketë të re me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, duke rritur ndjeshëm kapacitetin e saj për të goditur objektiva thellë në territorin rus.

Raketa, e quajtur “Neptuni i Gjatë”, u shfaq për herë të parë në një video të publikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës nga platforma ushtarake Zbroya (“Arma”), raportoi Defense Express.

Pamjet sugjerojnë se raketa e re ka një gjatësi prej rreth 6 metrash – pra rreth 1.5 metra më shumë se versioni standard – si dhe është 12 centimetra më e gjerë në diametër, ndryshime që lidhen me nevojën për kapacitet më të madh karburanti.

Ndryshe nga versioni origjinal i Neptunit, i cili ishte projektuar kryesisht për luftë kundër anijeve dhe që mori vëmendje botërore pas fundosjes së anijes ruse Moskva në vitin 2022, varianti i ri “Neptuni i Gjatë” është i prodhuar për të goditur objektiva tokësorë.

Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Kievit për të prodhuar armë vendase me rreze të gjatë veprimi, në një kohë kur furnizimet perëndimore përballen me vonesa dhe kufizime politike.

Comments