Ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,42% në raport me vendimin e datës 4.8.2022.
Nga data 6.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 93,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 94,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 93,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 91,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 53,343 (denarë/kilogram)