Ulja e temperaturave, bir bora e parë edhe në Shqipëri, zbardhet Kukësi

Bie borë për herë të parë në Shqipëri. Zonat verilindore të vendit janë përfshirë nga një valë e ftohtë që ka sjellë ulje të ndjeshme temperaturash, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore. Në zonat malore mbi 1000 metra lartësi, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore.
Fshatra të thellë si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë mbuluar nga bora, duke krijuar një atmosferë tipike dimërore. Deri tani, nuk raportohen probleme në qarkullim apo në furnizime.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së formimit të akullit në rrugë.