Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, manipulim i qeverisë me ligjin për pakicat?!

868

Gazeta Lajm bëri të ditur mbrëmë nga burimet e saj se, ‘hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në kryeqytet-Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20 për qind të komunitetit, përcjell TV21.
Kjo u bë e ditur edhe në njoftimin e Gazetës Zyrtare’.

* * * * *

Por cila është e vërteta e këtij lajmi të vjetër propagandistik që qeveria Dhimo që po e hedh në treg këtë fishekzjarre për opinionin e gjerë shqiptar?

Me afrimin e fushatës për ndryshimet kushtetuese qeveria Dhimo ka menduar sesi të josh shqiptarët që ata të ndihen të privilegjuar dhe të respektuar me mbishkrimet në uniformat e policisë në gjuhën shqipe, por ama gjithmonë sipas ligjit të gjuhëve që do të thotë për gjuhët e pakicave nëpër komunat ku ata përbëjnë së paku 20% të bashkësisë së tyre.

Me ligjin për gjuhët këto uniforma do mund të përdoren edhe në gjuhën rome në Suto Orizare, pasi përbëjnë së paku 20% të komuniteti vendës aty.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shqiptarët dhe romët do të gëzojnë të njëjtat të drejta mbi përdorimin e gjuhëve në bazë të ligjit të gjuhëve (që pushtetarët shqiptarë e quajnë ligji për gjuhën shqipe) për pakicat, ku për BE-në është arritje e madhe për pakicat në pordorimin e gjuhëve të tyre në vendet ku së paku përbëjnë 20% e gjuhës që flasin!

Mbi uniformat e policisë së ‘drzhavës’ nuk do të mund të qëndrojnë mbishkrimi më gjuhën shqipe te uniformat e policisë në Ohër, Krushevë, Hanet e Mavrovës, Resnjë e Manastir.

Ato nuk mund të përdoren as në njësit et speciale siç janë Tigrat etj., sepse ligji për përdorimin e tyre i detyrohet vetëm ku pakicat përbëjnë së paku 20% të popullsisë të një lokaliteti dhe jo në rang të lartë republikan, pasi ajo gjuhë është privilegj i sllavishtes së ‘drzhavës’!

Ata(sllavo-maqedonët) kanë supremacinë mbi shtetin dhe pushtetin që ia garanton despotizmin mbi shqiptarët përmes kushtetutës, e cila nuk përfaqëson vullnetin e popullit shqiptar, por ka marrë pëlqimin e partiçkave tona për hir të karrierës dhe pushtetit në qeveritë e koalicionit, si ‘shfalerka’ të përdala që i përdor ky pushtet sa herë që i duhen dhe pastaj i gjuan si limonë të shtrydhur!

Shqiptarët nuk kanë nevojë për gjuhë nëpër ‘zululande’ por i duhet një përdorim i barabartë me sllavishten në të gjitha rrafshet si shtet dygjuhësor për të dy komunitetet më të mëdha dhe jo me ligje për pakicat që na përdhos identitetin kombëtar dhe gjuhësor.

Medai Shaholli

Comments