UNITETI kërkon shtyrje të zgjedhjeve përmes Kushtetueses



Partia UNITETI, nëpërmjet deputetit të saj, Zulfi Adili, sot dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese nismë për inicim të procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Me këtë nismë kontestohet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi pa balancimin e njësive zgjedhore shkelet neni 22 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, i cili garanton barazinë e së drejtës zgjedhore, si dhe neni 51 nga Kushtetuta. Me këtë vendim shkelen edhe norma të Kodit zgjedhor. Me këtë zgjedhjet janë antikushtetuese dhe antiligjore.