“UNITETI” SHËNON NJËVJETORIN, KRITIKON PUSHTETIN

250
fresco

uniteti

midle

Partia “Uniteti” shënoi njëvjetorin e themelimit me një sërë kritikash për partitë në pushtetVMRO-DPMNE dhe BDI. Kryetari i kësaj partie, Gëzim Ostreni tha se vetë krijimi i partisë së tij tregon pakënaqësinë që ata e kanë pasur nga shkelja sistematike e shqiptarëve dhe krijimi i politikave të gabuara. Ostreni uroi që tash e tutje shqiptarët të kenë pozitë më të mirë shoqërore dhe politike dhe kriza e krijuar nga partitë në pushtet të tejkalohet sa më shpejtë. Ostreni përmendi një sërë shembujsh ku BDI-ja ka gabuar me politikëbërjen, e cila direkt ka tanguar shqiptarët duke siguruar se do të jenë kontrollor të vazhdueshëm të saj.

“Njëvjetori është plotë me aktivitete, fatkeqësisht për të përmirësuar gjendjen e devijuar të qeverisë momentalisht në vend se të ishte për të planifikuar më mirë të ardhmen për gjeneratat që vijnë por edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi. Mendoj se ka mundur të bëhet shumë më shumë sidomos lidhur me liritë dhe të drejtat shqiptare. Punësuan mijëra të ri dhe të reja dhe i lanë rrugëve”, tha kryetari i partisë “Uniteti”, Gëzim Ostreni.

Ostreni gjithashtu tha se të punësuarit nuk kanë perspektivë në zhvillimin e vetë brenda administratës

Comments