Universiteti i Tetovës para Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup (DOKUMENT)

222

ut

Universiteti i Tetovës kohët e fundit ka shënuar disa lëvizje pozitive në ranglistën e universiteteve më të mira në Republikën e Maqedonisë. E gjithë kjo si rezultat i përkrahjes së vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit shkruan TetovaSot.

Tashmë Universiteti i Tetovës nuk gjendet në ranglistë në vendin e nëntë, por është ngjitur lartë në vendin e katërt së bashku me Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Shën Kliment Ohri në Manastir dhe Universitetin Goce Dellcev në Shtip. Përndryshe, menjëherë pas Universitetit të Tetovës vjen Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup i cili kohët e fundit është tronditur me një skandal ku profesor të Fakultetit Ekonomik në këtë universitet dyshohen për mit marrje.

Rangimi bëhet duke i respektuar  kriteret themelore të arsimit të lartë, besueshmërinë e publikut dhe faktorët e tjerë që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën e universiteteve.

Siç është shprehur muaj më parë ish prorektori i UT-së Fehari Ramadani  Universiteti i Tetovës,  mbulon  nevojat akademike – shkencore me 40 për qind të kuadrit të rregullt, ndërsa në universitetet e tjera publike në RM, kuadri mësimdhënës i kalon shifrat e 95 përqindshit. Nga ana tjetër, kjo pjesë e stafit është plotësuar me profesorë të cilët vijnë nga universitetet e rajonit edhe nga universitetet më të mira evropiane, për të cilët Universiteti ynë ka investuar nga buxheti vetanak.

Gjithashtu Ramadani ka theksuar se profesorët e UT-së , gjatë vitit të kaluar kanë botuar mbi 1.500 punime shkencore në revistat ndërkombëtare, si dhe kanë qenë pjesë e bashkëpunimeve të ndryshme në kuadër të projekteve shkencore dhe arsimore në universitetet nga vende të ndryshme. UT-ja gjithashtu  ofron studime në fushat e profesioneve të rregulluara si: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci, Infermieri, Akusheri, Fizioterapi, Arkitekturë, Ndërtimtari, Inxhinieri Ekonomike, që janë pjesë e rëndësishme në kuadër të Listës së Shangait.

Universiteti  i Tetovës dallon shumë edhe për nga numri i studentëve që regjistron çdo vit akademik, respektivisht 5.000 studentë nga vendi dhe rreth 10 për qind nga jashtë. Numri i të diplomuarve në UT gjatë një viti akademik është konform standardeve të përcaktuara me mekanizmat për menaxhimin e cilësisë, që do të thotë, jo çdo kush që regjistrohet edhe diplomon.

Prorektori Ramadani poashtu  ka theksuar se numri i konsiderueshëm i studentëve të diplomuar arrijnë të punësohen në kohë shumë të shkurtër pas diplomimit dhe mbulojnë pjesë të rëndësishme të institucioneve publike dhe private.
Në anën tjetër, Universiteti i Tetovës tashmë e ka të zgjidhur problemin e objektit, ku ka një objekt modern ku studentët e të gjitha drejtimeve kanë mundësi që t`i aplikojnë dhe absorbojnë njohuritë e ndryshme. Po ashtu, ka nisur edhe ndërtimi i konviktit të studentëve të UT-së, kjo një kërkesë e kamotshme e studentëve dhe opinionit të këtushëm e cila shumë shpejtë do të jetë një problem i kaluar. Në këtë mënyrë, stafi akademik, profesorët, lektorët dhe studentët do të kanë mundësi që të janë të përkushtuar në hulumtime dhe mësime pa u brengosur për kushtet e punës./TetovaSot/

ranglista1

Comments