“Uroj të ketë ndryshime”, “Koha e diktatorëve ka kaluar” – gjithçka nga përplasja e krerëve të sindikatave me Kurtin

249
fresco

Një deklaratë e bërë të dielën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ku shprehu hapur dëshirën e tij që të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale në vend, ka shkaktuar një përplasje të re mes tij dhe kryesindikalistëve

Ai tha se uron të bëhen ndryshime edhe gjithandej, e jo veç në politikë.

Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale. Kjo për shkak se jam bindur edhe punëtorët shëndetësor edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo qofshin apo kudo që ata janë,” ka thënë Kurti.

Por kjo deklaratë fare nuk ju ka pëlqyer krerëve të sindikatave të shëndetësisë dhe atyre të arsimit, ku i kanë çuar mesazh kryeministrit Kurti që të mos ndërhyjë në këtë, pasi nuk është punë e tij se kush i drejton sindikatat.

Blerim Syla, kryetar i Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, ka qenë tejet i ashpër në reagimin e tij, ku ka deklaruar se Kurti e ka tepruar me kërcënime.

“Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj. Liderët sindikal zgjidhen nga punëtorët shëndetësorë e jo nga politika”, ka shkruar Syla në Facebook.

Ai ka shkuar më tej ku pohon se Qeveria Kurti ka shkel ligjin anti-COVID me zbritjen e shtesave, dhe akuzon se i ka vjedhur ato për dy muaj.

“Albin Kurti shihemi në greva të ligjshme apo jo, e vendos punëtori, ndërsa t’i dhe qeveria jote e keni shkel ligjin anti-covid duke i zbritur shtesat nga 300€ ne 60€, e qe besa dhe duke i vjedhur ato për 2 muaj”, ka shkruar Syla.

Comments