Ushtarët e infektuar nga zgjebja janë në gjendje të mirë shëndetësore
Katër ushtarët nga Velesi, të cilët u infektuan nga zgjebja, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas njoftimeve zyrtare, nuk ka raste të reja të infektimit, ndërsa gjendja e tyre do të monitorohet për një periudhë prej gjashtë javësh. Nga ARM bëjnë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme parandaluese për të shmangur përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Më herët, autoritetet sqaruan se rasti i zgjebes nuk ka origjinën nga kazermat e Velesit, duke apeluar që të mos spekulohet dhe të mos krijohet panik mbi bazën e rasteve individuale. /Alsat.mk
