Ushtria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë bëhen bashkë: Së bashku gjithmonë jemi më të fortë

240

Efektivët tanë të njësive të këmbësorisë së bashku me njësitë homologe të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, shkëmbyen eksperiencat e tyre, gjatë trajnimit të përbashkët një mujor.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i FSK-së Armend Mehaj.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Mehaj ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Comments